ITALI

Skuadra e Juventus ka triumfuar në sfidën e sotme përballë Sampdorias me shifrat 2-1, falë të përhershmit Kristiano  Ronaldo. Skuadra torineze u kthye tek fitorja pas barazimit në transfertën  e vështirë të Atalantës.

Dopieta e Kristiano Ronaldos riktheu te fitorja skuadrën bardhezi pas barazimit  javën e shkuar në transfertën ndaj Atalantës. Kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë që  sfida të zhbllokohet ku Ronaldo me një goditje në hyrje të zonës mposht portierin e kundërshtarëve.

Por lojtarët e Sampdorias treguan nerv dhe këtë e treguan me golin e shënuar nga Fabio Kuajarela duke çuar ekipet në pjesë të parë në baraspeshë të plotë. Portugezi edhe në fraksionin e dytë ishte kryefjala e Juventus, teksa nga pika e bardhë e penalltisë mposhti për herë të dytë portierin e Sampdorias.

Në minutat e fundit gjërat mund të kishin ndryshuar pasi Sampdoria shkundi rrjetën, por VAR i erdhi në ndihmë ekipi torinez dhe goli u anulua. Me fitoren e sotme, Juventus arrin në kuotën e 53 pikëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb