Real Madrid ka publikuar imazhet e mjekimit të Cristiano Ronaldo-s pas ndeshjes së luajtur kundër Deportivo-s ku portugezi pësoi një lëndim fare pranë syrit.

Gjatë shënimit të golit të 6-t, 32-vjeçari mori një goditje me takë në fytyrë duke sjellë si pasojë një çarje që e mbuloi me gjak. Menjëherë mjekët e “galaktikëve” i dhanë ndihmën e parë por një tjetër trajtim portugezi e mori edhe në dhomat e zhveshjes.

Nga pamjet e publikuara duket se lëndimi nuk është aspak i vogël dhe e çara në fytyrën e portugezit është e konsiderueshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: