Cristiano Ronaldo protagonist. Sulmuesi portugez ka shënuar golin e radhës në kampionatin arab me fanellën e Al Nassr, në sfidën ndaj Al Shabab.

Ky është goli i 14-të i tij në 15 ndeshjet me skuadrën e elitës në Saudi Proffesional League. CR7 i befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Arabi, pas një eksperience fantastike me skuadra të ndryshme si Manchester United, Real Madid apo Juventus.

Përshtatja me skuadrën e re ka ardhur shumë shpejt. Për momentin e ardhmja e tij nuk është një temë diskutimi, pasi po shijon një përvojë mjaft interesante me Al Nassr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: