Odise Roshi po kalon një moment të mirë me Erzurumspor në Turqi. Roshi realizoi sot me kokë kundër Genclerbirligi, teksa këto të fundit fituan 1-2.

Goli i Roshit pati vlerë për barazimin, kur luhej minuta e 34-të. Pasi dërgoi topin në rrjetë, Roshi festoi si Ronaldo.

Ky gol erdhi pas tripletës në ndeshjen e kaluar. Roshi tashmë ndodhet në kuotën e 7 golave në Ligën e Parë turke. Vlen për t’u theksuar se është golashënuesi i dytë më i mirë për Erzurumspor, teksa ka asituar dhe 4 gola në kampionat.

Dhe pse humbën sot, skuadra e Roshit mban vendin e tretë dhe vazhdon të shpresojë te ngjitja në Superligën turke.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb