Një mot i pazakontë përfshiu këtë pasdite Librazhdin, duke përmbytur gjithë qytetin. “BalkanWeb” solli më herët pamje nga përmbytjet, ku shihej se i gjithë qyteti është nën pushtetin e ujit.

Ndërkohë, për shkak të stuhisë dhe reshjeve masive të shiut u bllokua edhe rruga Librazhd-Elbasan nga rrëshqitja e gurëve dhe dheut.

“BalkanWeb” sjell pamje nga rruga nacionale, në të cilën është krijuar një trafik i rënduar. Siç shihet nga videoja, radha e mjeteve në rrugë është kilometrike, për shkak të bllokimit të këtij aksi të rëndësishëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb