Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i tritolit në një pallat në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 në lagjen “8 Shkurti” në Fier, në katin e katërt të një pallati.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihen dëmet e shkaktuara nga shpërthimi. Banorët kanë treguar për gazetarin Kuçi se janë tmerruar nga një zhurmë e fortë, ndërsa pasi kanë dalë jashtë kanë mësuar për shpërthimin në katin e 4.

Lënda plasëse ishte vendosur jashtë derës së një apartamenti, i cili ishte në pronësi të qytetarit me inicialet A. H., që prej vitesh jetonte në Itali. Në rrëfimin e saj, një banore e këtij pallati tha se pronari i apartamentit jetonte prej shumë vitesh me vajzat e tij jashtë dhe se kthehej vetëm në verë.

“U trembëm shumë. Asqeriu jeton jashtë shtetit, në Itali. Ka 3 vajza. Ishte këtë behar këtu. Shtëpia ishte me plaçka. Ishte një zhurmë e madhe. U ngrita bashkë me çunin, thamë ça ndodhi. Nuk kemi ashensor, por një derë hekuri. Ajo ishte prishur. Dolën të gjithë banorët jashtë të tmerruar. Asqeriu është burrë shumë i mirë, është rreth 90 vjeç. S’kemi parë gjë njerëz të dyshimtë. Ata po bëjnë vite në emigracion, vinë verë për verë. çupat i ka të martuara, s’ka borxhe. Është alamet burri, ça borxhliu.”, tha banorja e pallatit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: