Djali i lordit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është në mesin e kriminelëve të dyshuar që u rrëmbyen të hënën në një bregdet të paqësorit, thonë zyrtarët.

Ata thonë se Jesus Alfredo Guzman, 29 vjeçar, është njëri nga gjashtë anëtarët e kartelit “Sinaloa” të kapur nga një grup rival kriminal me emrin “Jalisco Neë Generation”, citon BBC.

Incidenti ka ndodhur në një restorant në qytetin turistik Puerto Vallarta.
Ndërkohë, autoritetet meksikane kanë deklaruar se ushtria është vënë në gjendje alarmi, në pritje të një lufte totale.
“Nëse ata do ta vrasin Alfredon, pasojat janë të paimagjinueshme,” ka deklaruar prokurori i Haliskos, ndërsa ka shtuar se, “Rrugët e Meksikës do të lahen nga gjaku.”

Chapo Guzman, i cili gjendet në burg, ka qenë udhëheqës i kartelit “Sinaola” për vite të tera. Jesus Alfredo dyshohet se është anëtar i lartë. Ai kërkohet për akuzat për drogë nga ShBA.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: