Inter po vepron mirë në këtë merkato, teksa sot futbollistët Romelu Lukaku dhe Kristjan Asllani kryen vizitat mjekësore.

Futbollisti shqiptar, Asllani pas firmosjes së kontratës ka shkuar në drejtim të makinës për t’u larguar nga zyrat e Interit.

Gjithsesi, të shumtë ishin tifozët që rrethuan makinën, duke krijuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Zyrtarizimi i lojtarit është vetëm çështje orësh.

Krisjtan Asllani kaloi nga Empoli te Interi për shifrën e 14 milionë eurove.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: