Fitorja e Fenerbache të premten kundër spanjollëve të Baskonia Vitoria në “Euro-League” me rezultatin 79:74 kaloi në plan të dytë pas rrëzimit horror të basketbollistit James Nunnally.

Ish-ylli i NBA gjatë lojës finalizon një kundërsulmin me një “slam dunk” shpërthyes duke vendosur të qëndonte pak më gjatë seç duhej mbi kosh. Veprim që për pak i kushtoi shumë shtrenjtë 27-vjeçarit.

Pas këtij momenti sallën e pushtoi një qetësi e frikshme e cila tmerroi edhe lojtarët e tjerë. Nunnally mbeti i shtrirë në tokë i palëvizur, por fatmirësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve të cilët më vonë e dërgun në spital basketbollistin ai ka shpëtuar pa lëndime serioze.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb