16 persona janë vrarë dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një avion rus me parashutistë u përplas në tokë.

Avioni kishte 23 persona në bord, 21 parashutistë të një klubi lokal dhe dy anëtar të ekuipazhit, njofton Ministria e Emergjencave shkruan Reuters.

Avioni L-410 u rrëzua mëngjesin e sotëm në Tatarstan në Rusi.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga shtatë të plagosurit i cili ndodhet në spital është në gjendje kritike për jetën.

Kujtojmë se në javët e fundit në Rusi janë raportuar disa aksidente ajrore. Një aeroplan i vjetër Antonov An-26 u rrëzua muajin e kaluar, ku humbën jetën gjashtë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb