Finalja e madhe e Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt po afron. Takimi do të luhet në Stamboll dhe skuadrat po i japin dorën e fundit përgatitjeve.
Një incident i këndshëm për Erling Haaland ka ndodhur pak orë para sfidës. Gjatë stërvitjes, sulmuesi i Manchester Cityt është rrëzuar pasi u pengua nga shishet e ujit të vendosura nga stafi. Për t’a ngritur në këmbë lojtarin ka menduar një anëtar i klubit, e më pas përgatitjet kanë vijuar normalisht. Erling Haaland mbetet rreziku kryesor për mbrojtjen e Interit.
Haaland already falling over bottles in last training😟with Pep watching on closely. This guy😂😆 #UCLfinal pic.twitter.com/g5VqqJRJrl
— Juliet Bawuah (@julietbawuah) June 10, 2023
(BalkanWeb)