Një pemë e madhe është rrëzuar këtë mesditë në qytetin e Shkodrës, duke zënë poshtë disa makina.

Siç shihet dhe në videon që gazetari Senad Nikshiqi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, pema gjigante ka rënë mbi një furgon udhëtarësh dhe disa mjete tjerë të parkuar në anë të rrugës, por që fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të Shkodrës, afër shkollës 9-vjeçare “Skënderbeg”, ndërsa pritet që policia dhe grupet e pastrimit të shkojnë aty për të pastruar rrugën nga degët e shumta, që kanë bllokuar thuajse gjithë kalimin e makinave.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: