Një shtyllë elektrike në anë të autostradës Tiranë-Durrës është thyer në mes, ndërsa kablli elektrik ka rënë mbi karrexhatë. Mësohet se një mjet kishte ndaluar në afërsi të shtyllës, dhe më pas është përplasur nga një tjetër mjet nga pas, duke goditur shtyllën, e cila pas disa minutash u këput, pasi ishte e amortizuar.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se si pasojë, është krijuar trafik i rënduar në njërën anë të autostradës. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lirimin e rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: