Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se shkak i zjarrit është bërë një rrufe e cila ka goditur çatinë e ndërtesës.

Menjëherë pas sinjalizimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve të Dimalit dhe në ndihmë të tyre janë nisur edhe dy mjete zjarrfikëse nga Berati, një nga Kuçova dhe një nga Rroskoveci.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesën e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë.

Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha, sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: