Rrugë të përmbytura, tjegulla të banesave private të rrëzuara përtokë, dhe pemë të thyera. Kështu është zgjuar qyteti i Elbasanit ditën e sotme për shkak të motit të keq.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa akse të qytetit, ndërsa qytetarët janë vënë në rrezik dhe nga thyerja e pemëve.

Situatë problematike paraqitet në disa rrugë rurale. Por më i rrezikshëm mbetet aksi Elbasan-Librazhd-Qafëthanë. Në vendin e njohur si ‘Kthesat e Murrashit’ nga lartësitë ka rënie gurësh dhe inertesh.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja, situata ngelet problematike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: