Edhe pse temperaturat nuk kanë qenë favorizuese ditën e sotme, fëmijët kanë rendur të gëzuar në rrugët e qytetit. Bulevardi kryesor, pedonalja dhe parqet e lulishtet e qytetit janë tejmbushur me fëmijë, të cilët të shoqëruar nga nënat e tyre janë argëtuar pa fund. Me biçikleta, me litar dhe me topa në duar, fëmijët kanë luajtur të gëzuar dhe të pashqetësuar nga askush.

Pas më shumë se 4-javësh të mbyllur brenda banesave, gëzimi i sotëm i fëmijëve që kanë shijuar me nënat e tyre ajrin e pastër, ka qenë i papërshkrueshëm.

Nënat dhe vetë fëmijët shprehen se ndihen të gëzuar që më në fund, pas më shumë se katër javësh izolim dolën të shëtisnin në rrugët e qytetit. Ata u bëjnë apel të gjithëve të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat e vendosura, për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb