Disa rrugë në Londër janë mbyllur të hënën, pasi një tubacion kryesor i furnizimit me ujë ka shpërthyer, duke shkaktuar kështu përmbytje.

Katër persona janë shpëtuar ndërsa 50 prona janë dëmtuar si pasojë e ngjarjes.

Një video e publikuar nga The Indipendent tregon se si në Hornsey dhe Tollington Road në Holloway, në lagjen Islington në veri të Londrës, gomat e makinave janë të zhytura thuajse tërësisht në ujë.

Ekuipazhet e Brigadës së Zjarrfikësve të Londrës kanë deklaruar se tetë makina dhe 60 zjarrfikës janë vënë në dispozicion për të vënë nën kontroll situatën.

“Qytetarët këshillohen të largohen nga zona. Zjarrfikësit janë duke përdorur barrierat për të devijuar ujin nga rruga”, deklaruan ata.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb