Ngjarja që po shihni në këtë video ka ndodhur në qytetin rus të Biysk dhe skena është filmuar nga telekamerat e sigurisë në rrugë.

Një qen ka shpëtuar në momentin e fundin padronen e tij nga një kamion që po kalonte në vijat e bardha të rrugës.

Kafsha ka kuptuar që kamioni po afrohej me shpejtësi të madhe dhe ka tërhequr litarin në drejtim të kundërt, duke e bërë gruan të ndalojë për një moment.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb