RUSI-Kohë pushimesh për Vladimir Putin i cili po relaksohet mes maleve të republikës së Tyva, në Siberinë e jugut, duke peshkuar, një ndër hobet e tij të preferuar.

Në këtë video të shpërndarë nga Kremlini në ditët e kaluara, presidenti rus shfaqet teksa ushtron aktivitete të llojeve të ndryshme së bashku me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu.

Nuk është një risi që Putinit i pëlqen të tregojë dhe tw filmohet teksa ushtron sportet e tij të preferuara. Video është shpërndarë vetëm 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale, për të cilat Putin është ka njoftuar akoma nëse do të jetë kandidat.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: