RUSI- Anëtarët e korit me famë botërore “Aleksandrov” nuk arritën të jepnin shfaqjen e Vitit të Ri për trupat ruse që po mbështesin Presidentit sirian Bashar al-Assad në luftë kundër grupeve terroriste, kur avioni ushtarak me të cilin udhëtonin u rrëzua në Detin e Zi. Përveç 64 anëtarëve të korit nga rrëzimi i avionit humbën jetën 92 persona, mes tyre edhe gazetarë.

Pak orë pas rrëzimit të tij, televizioni rus “RT” ka publikuar pamjet e para të operacioneve të kërkimit në Detin e Zi për mbetet e avionit “Tu-154”.

Avioni që po udhëtonte drejt provincës Latakia të Sirisë u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: