Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndarë një detaj nga takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Vuçiç ka përshkruar një moment të shkurtër nga komunikimi me Putinin.

“Putini vetëm tha: ‘Erdhe!’ Përgjigjja ime ishte: ‘Faleminderit për mikpritjen dhe gëzuar festën’”, ka shkruar Vuçiç në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se takimi është mbajtur në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e takimit.

Kujtojmë se ditë më parë, Vuçiç ishte rikthyer nga ShBA, pasi u raportua se nuk ishte mirë me shëndet. Atje ishte paraparë të mbahej edhe një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, por ky takim nuk u zhvillua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb