Levante e legjionarit Armando Sadiku ka fituar këtë javë ndaj ekipit të Las Palmas. Duket se janë 3 pikë që i bën të jenë më të qetë pasi tashmë ndodhen në kuotën e 31 pikëve dhe vendi më poshtë, që të con në kategori tjetër, ndodhet tashmë 8 pikë larg.

Sadiku ka zëvendësuar Pacinin në minutën e 63-të por nuk ka arritur të lë gjurmë në këtë takim. Megjithatë ishte fatësjellës pasi ekipi i tij ka shënuar në minutën e 93-të takimit duke shpërthyer në një mini festë për mbijetesën, shkruan PanoramaSport.

https://streamable.com/6vykx

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb