Armando Sadiku nuk ka arritur të lërë gjurmë në sfidën e sotme që Levante ka luajtur në transfertë kundër Atletico Madrid. “Bomberi” kuqezi ishte në lojë nga minuta e parë, por i ndikuar nga paraqitja dhe rezultati trajneri Lopez e zëvendësoi në fillimin e së dytës.

Sa i takon Levantes, në fraksionin e dytë të lojës pësoi edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur takimin me humbjen e thellë 3-0.

Me këtë fitore Atletico Madrid blindon vendin e dytë me 71 pikë, 6-t më shumë se Valencia e cila u mposht dje nga Barcelona.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb