“Kendi i gatimit” nga Shefe e kuzhines ENEIDA ÇAKERRI
Përbërësit

300 gr karkaleca
3 thelpinj hudhër
1 qepë
1 spec i kuq
Domate të grirë ose 200 gr salcë
200 gr djath feta
Majdanoz
Fara piperi të kuq
50 ml uzo
pak sheqer

Pergatitja
Fillimisht karkalecat i kriposim mirë dhe i skuqim në tigan me vaj ulliri. I heqim dhe shtojmë qepën e prerë në kubikë, specin e kuq dhe hudhrat. I shuajmë me uzo, presim derisa avullon alookoli dhe shtojmë salcën me pak sheqer. Pasi skuqet, shtojmë karkalecat, majdanozin, djathin e bardhë, farat e piperit të kuq dhe e vendosim tavën pak në furrë. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak djath kaçkavall lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: