Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish për vrasjen e të riut 25-vjeccar Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një efektiv policie. Demokrati thekson se Rasha u vra nga segmente drejtuese të policisë që sipas tij tentuan që të manipulonin ngjarjen.

Sipas Salianjit, edhe Enea Ftoj vdiq në duart e policisë. 

“Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas.”, thuhet ne reagimin e Salianjit.

REAGIMI I SALIANJIT
Klodian Rasha u vra dhe segmente drejtuese të policisë tentuan ta manipulojnë ngjarjen duke fajësuar viktimën.
Enea Ftoj një i ri korçar vdiq në duart e policisë, sipas dëshmive të familjes dhe fotove, i dhunuar në kokë, fytyrë, me gjymtyrë të thyera. Askush nuk mori pergjegjësi dhe pavarêsisht insistimit të familjes vdekja u cilësua natyrale. Për shkak të dhimbjes dhe peshës së padrejtësisē babai i Eneas vdiq disa muaj pas te birit duke kërkuar drejtësi!
Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas.
Rastet e represionit dhe dhunës janë të përditshme, qytetarët e dëshmojnë, propoganda e Edi Ramës për të manipuluar ngjarje nuk e fshin dot realitetin e përditshëm.
Kjo është dëshmia tronditëse e familjarëve për dhunën çnjerëzore në komisariat që i morën jetën!
Shqipëria ?? ka nevojë për një qeveri në shërbim të qytetarêve.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb