Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi konfiskimin e një pallati në ndërtim të biznesmenit Pëllumb Salillari, në godinë vijon normalisht puna.

Në pamje duket teksa punohet për hedhjen e betonit në katet shtesë të kompleksit, të cilat rezultojnë të jenë pa leje.

Të pashqetësuar nga policia dhe IKMT, që vendosën shiritin e konfiskimit një ditë më parë, punëtorët vijuan punën gjatë kësaj të shtune.

Ministri i  Brendshëm, Bledi Çuçi të premten konfiskimin e sipërfaqes prej 1200 m² shtesa kati në kompleksin e Pëllumb Salillarit në Farkë.

Ministri Çuçi tha se ndërtuesi mund t´i shpëtojë përgjegjësisë penale nëse parablen shtesën me çmimin e tregut të indeksuar, ose në të kundërt  ia dhuron shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb