Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

500 gr brokoli
100 gr djathë të bardhë
4-5 domate të pjekura në vaj
2 thelpinj hudhër
1/2 filxhan arra
1 kokërr limon
1 tufëz majdanoz
Vaj ulliri
Kripë, piper
Bukë të thekur për servirje

Përgatitja

Ndajmë djathin në kubikë të vegjël dhe e vendosim në një tas ku shtojmë 3-4 lugë vaj ulliri, një tufëz majdanoz të grirë imët dhe lëngun e 1 limoni.

Ziejmë brokolin në ujë të vluar për 2-3 minuta ose në avull.

Në një tigan hedhim pak vaj dhe sapo vaji të ngrohet vendosim 2 thelpinj hudhër të shtypur dhe domatet e thara të prerë në fetëza. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë brokolin dhe djathin e marinuar. I trazojmë lehtë dhe i servirim në një pjatacë me pak bukë të thekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb