Recete nga zj Eneida
Përbërësit
1 gotë bullgur i gatuar
1 gotë qiqra të gatuara
1 qepë
1 kastravec
5-6 domate qershi
Majdanoz
Nenexhik
6 lugë vaj ulliri
3 lugë lëng limoni
Kripë
1 lugë mjaltë
1 dorë djathë i bardhë
Fara susami

Përgatitja
Bullgurin e gatuajmë në raportin 1:2 si pilafin, ndërsa qiqrat i lëmë në ujë me sodë përgjatë natës dhe ditën tjetër i ziejmë në tenxhere me presion për 20 minuta.
Bëjmë bashkë qiqrat me bullgurin, kastravecin e presim në kubikë ndërsa domatet më katërsh. Shtojmë erëzat jeshile dhe përgatisim salcën duke bërë bashkë mjaltin me limonin, vajin dhe pak kripë. Ia shtojmë sallatës dhe e servirim me djathë të thërrmuar dhe fara susami lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: