Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Lakër e bardhë
1/2 qepë e kuqe
1 mollë
1 karotë
1 degë selino
2 lugë uthull
4 lugë majonezë
4 lugë kos grek
1 lugë pekmez
Pak kripë

Përgatitja

Lakrën e bardhë e presim në fije dhe e shtypim pak me dorë me kripë. Karotën e grijmë trashë në rende dhe selinon në copa të vogla. Mollën dhe qepën 1 presim në feta. Përgatisim salcën me majonezë, kos grek, uthull dhe pekmez. Ia shtojmë sallatës dhe e servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: