Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr qiqra të ziera
1 filxhan çaji bullgur
Disa gjethe sallatë
5-6 domate qershi
50 gr djathë i bardhë
1 qepë e thatë
2 lugë djathë kaçkavall
Piper i kuq
Piper i zi
Vaj ulliri
Kripë
Salcë për sallatë çezar

Përgatitja

Qiqrat i hedhim në një tas dhe shtojmë kripë, piper të kuq dhe të zi, vaj ulliri dhe djathin e grirë imët.
I vendosim në një tavë dhe i pjekim me 220 gradë për disa minuta deri sa të piqen e forcohen nga jashtë.
Bullgurin e gatuajmë në raportin 1:2 njësoj si orizin dhe pasi është zjerë e lëmë të ftohet.
Në një tas të thellë bëjmë bashkë bullgurin me sallatën jeshile, qepën e thatë të prera në feta të holla si dhe domatet qershi.
Sallatën e shërbejmë në një tas, shtojmë dhe qiqrat lart si dhe salcën e gatshme për sallatën çezar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb