Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

Për salmonin:
4 racione salmon
2 lgj mustardë
2 lgj vaj ulliri
1 limon
Kripë, piper

Për spinaqin:
1 kg spinaq
1 tufë qepë të njoma
1 tufë hudhra të njoma
1-2 tufëza koper
1 tufëz majdanoz
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja
Vendosim racionet e salmonit në një tavë me letër kuzhine. Përgatisim salcën marinuese me vaj ulliri, lëng limoni, mustardë, kripë dhe piper. E hedhim salcën mbi racionet e salmonit dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepët dhe hudhrat e njoma. I spërkasim me pak kripë dhe sapo qepët të ulin vëllimin shtojmë spinaqin në mënyrë graduale. E lemë për 2 minuta të zbutet, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e servirim me salmonin me salcë mustarde.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: