Një banesë është përfshirë nga flakët në katin e dytë të një pallati, në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se nga zjarri ka dëme të shumta materiale.

Në banesë jetonte një çift bashkëshortësh, të cilët sapo e kishin blerë hyrjen. Mësohet se gruaja kishte lënë bombolën e gatimit ndezur dhe kishte dalë jashtë, duke harruar çelësin brenda, gjë e cila ka vështirësuar hapjen e derës.

Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të zjarrit, por zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: