Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Komisariatin e Elbasanit.

I riu Aurel Latifi i ka vënë flakën murit rrethues dhe dritares së ankesave të qytetarëve. Mësohet se të pranishëm në zyrën e ankesave kanë qenë edhe dy punonjës policie.

Gazetari Igli Çelmeta tha se dy efektivët që kanë qenë të pranishëm nuk kanë marrë dëmtime, por kanë reaguar menjëherë duke ndaluar 32-vjeçarit. Sipas skedës së tij i riu Aurel Latifi nuk ka precedent penal të mëparshëm.

“32-vjeçari i është afruar dritares së zyrës së ankesave në Komisariatin e Elbasanit dhe në pjesën e jashtme të murit rrethues dhe të dritares së zyrës së ankesave i ka vënë flakën”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Ndër të tjera bëhet me dije i riu është banues në lagjen Dyle Haxhiri në Elbasan dhe sapo ishte kthyer nga Franca. Nuk dihet arsyet që e kanë çuar 32-vjeçarin drejt këtij vendimi, ndërsa autoritetet po hetojnë ngjarjen.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: