SARANDE – Në përpjekje për tu arratisur nga komisariati i policisë së Sarandës, një person i ndaluar është hedhur mbrëmjen e sotme nga dritarja e komisariatit. Por tentativa e tij ka dështuar, pasi i ndaluari është dëmtuar rëndë dhe ka mbetur i shtrirë në tokë.

Në një video të publikuar në faqen “Jeta osh Qef”, duket qartë një person i shtrirë në afërsi të derës së komisariati, ndërsa një ambulancë e transporton për në spital.

Momentalisht nuk dihet ende identiteti i personit që u përpoq të arratisej, ndërsa policia nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb