Kanabisi është kthyer në një fenomen të zakonshëm në Shqipëri. Nuk ka ditë që policia mos të sekuestrojë qindra kilogramë nga veriu në jug. Sot policia e Sarandës ka arrestuar një 48-vjeçar që udhëtonte me plot 8 thasë me kanabis në makinë.

Sipas burimeve zyrtare, në rrugën Krekëz-Kakome të Sarandës, policia ka arrestuar 48-vjeçarin Mufit Hoxha nga Saranda me 8 thasë me kanabis.

Hoxha u ndalua nga policia në Nivicë dhe iu kontrollua makina, një “Ford Focus” me targa italiane BJ 346 ZR. Policia i kontrolloi makinën dhe i gjeti brenda thasët me 56 kg kanabis në total që iu sekuestruan. 48-vjeçari u arrestua me akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: