Sassuolo tregon karakater ndaj Romës në kryeqytet, duke fituar 3-4.

Dopieta e Lauriente për skuadrën nga Reggio Emilia do ishte një sinjal i qartë për të besuarit e Mourinhos se asgjë sot nuk do jetë e lehtë. Zaleëski ngushtoi shifrat në të 26-tën, por vetëm përkohësisht.

Do ishte Marash Kumbulla që do katranoste gjithçka në fundin e fraksionit. Kumbulla, në përpjekje për të mbrojtur një top, goditi Berardin. Arbitri akordoi penallti, ndërkohë që nuk mungoi kartoni i kuq për futbollistin e përfaqësueses tonë.

Nga pika e bardhë nuk do falte Berardi. Një supergol i Paulo Dybalas do ndizte shpresat e Romës për të marrë qoftë një pikë nga ky takim (51’). Sassuolo do vuloste fatin e këtij takimi (75’) me Pinamontin, pak minuta në fushë edhe për Nedim Bajramin. Goli i Wijnaldum në fund vlejti vetëm për statistikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: