Maturantët të cilët po protestojnë kundër provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, kanë hedhur vezë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Ata janë shprehur të pakënaqur për nivelin e provimeve, ndaj edhe mbledhur para këtij institucioni, në pritje të një reagimi nga kjo e fundit. Gazetarja e ‘News24’ dhe “BalkanWeb’ Ida Ismalaj ka siguruar pamjet në fjalë, ku shihen edhe gjurmët e vezëve, ndërkohë që në sfond dëgjohen maturantët teksa brohorasin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata kanë kërkuar rivlerësim të testit dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10. Kujtojmë se maturantët kanë bllokuar edhe rrugën e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: