Lëvizja Socialiste për Integrim, ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, një video ku prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa e konsideron këtë skuadër kandiatësh si ekipi fitues, LSI-ja shkruan bashkëngjitur videos se “Së bashku për ‘t’ia kthyer Durrësin banorëve të thjeshtë”.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

Kujtojmë se LSI e ka deklaruar se në këto zgjedhje do të jetë aleate me Partinë Demokratike. Paraqitjen si forcë të vetme në zgjedhje, LSI e ka cilësuar si një lëvizje strategjike për të maksimalizuar votat. Po ashtu, vlen të përmendet se dy krerët e LSI dhe PD, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, kanë nënshkruar një marrëveshje paszgjedhore, e cila nënvizon se të dyja partitë do të qeverisin së bashku nëse dalin triufmuese nga zgjedhjet e prillit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb