Një sasi gjigante prej plot 5 tonë kokainë është sekuestruar sot nga autoritetet në Panama. Mediet botërore raportojnë se kokain ishte kontrabanduar me nëndetëse, ndërsa deri më tani janë arrestuar katër shtetas të Kolumbisë.

Autoritetet e sigurisë nuk kanë zbuluar se në cilin vend planifikohej të kontrabandohej droga brenda nëndetëses. Panamaja, që është një linjë e përshtatshme për kontrabandimin e drogës nga Kolumbia për në SHBA, gjatë vitit të kaluar ka arritur të sekuestroj 91 tonë drogë, ku 77.9 ishte kokainë e 12.9 marihuanë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që kontrabanduesit e lëndëve narkotike përdorin nëndetëset e vogla, për t’i dërguar në destinacion “pakot” e tyre.

Po kështu kishte vepruar edhe Pablo Escobar e El Chapo, që aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg në SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: