Gjatë ndeshjes së fundi kundër Cape Verde, e cila ishte e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, sulmuesi i Senegalit, Keita Baldé ka qenë protagonisti i ndeshjes.

Ai jo vetëm shënoi në minutën e 24’ golin e zhbllokimit të rezultatit por ka qenë kryesori në aksionin e shënimit të golit të dytë.

Asist-i i tij me thembër, të cilin gati nuk e ka fare, ndihmoi shokun e tij të skuadrës, Moussa Soë të shënojë lehtësisht golin e dytë. Ndeshja përfundoi 2 me 0 për Senegalin.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb