Duket e çuditshme, por një serial televiziv ka parashikuar aksidentin tragjik të basketbollistit të njohur Kobe Bryant.

Seriali vizatimorë i quajtur “Legends of Chamberlain Heights” tregon ndodhitë e disa shokëve të gjimnazit, të cilët laujnë si rezerva. Ata kanë ëndërr që të bëhen të njohur. Në episodin “End of Days”, që tashmë është hequr nga faqja e internetit “Comedy Central”, tregohet ish-basketbollisti që përplaset me helikopterin, me trofetë në duar.

Comedy Central ka njoftuar zyrtarisht se do ta fshijë episodin me Kobe Bryan, në shenjë respekti për legjendën e basketbollit. “Në shenjë respekti për Kobe Bryant dhe familjen e tij, do e heqim klipin ku ai shfaqet në aksident, ndërsa ju kërkojmë që të mos shpërndani pamjet”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb