Pas Atalantas është radha e Lecces të ndal Inter, barazimi i dytë në dy javët e fundit të Serie A duke i dhënë mundësinë Juves të thelloj edhe më shumë diferencën me ekipin ziklatër, “Zonja e Vjetër” pret në mbrëmje Parma. Ekipi i Antonio Contes nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Dyshja Lukaku-Lautaro nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë sfidë, kujtojmë që janë dyshja më e mirë në transfertë, jo vetëm në Serie A.

Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola, në minutën e 72-të ishte Bastoni ai i cili kaloi Interin në avantazh. Vetëm 5 minuta zgjati festa zikaltër teksa Mancosu barazoi shifrat në 1-1. Pas këtij X, Inter tashmë ndjen nga pranë edhe presionin e Lazios me kryeqytetasit që ndodhen vetëm 2 pikë larg. Në barazim përfunduan dhe dy sfida e tjera, Bologna-Verona 1-1, Berscia-Cagleri 2-2.

Kumbulla
Kumbulla

Verona siguri një pikë në transfertën përballë Bologna por humbi shërbimet e Marash Kumbullas i cili u largua nga fusha i dëmtuar në minutën e 25-të. Asnjë shqetësim serioz për mbrojtësin kuqezi, një dëmtim në sy gjatë një dueli por stafi mjekësor nuk rrezikoi duke e zëvendësuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb