GJIROKASTËR

Vijon situata problematike nga zjarret në Gjirokastër, ku ka ende disa vatra të ndezura në fshatrat e Antigonesë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se në përpjekje për shuarjen e flakëve në Saraqinisht, ka mbetur i plagosur një zjarrfikës, i ardhur në ndihmë nga trupat e Bashkisë Libohovë. Siç mëson gazetari Metaj, i riu Rezart Sinani ka pësuar ndrydhje të këmbës, gjatë manovrave në terrenin malor.

Mësohet se ai është transportuar për trajtim në spitalin “Omer Nishani” të Gjirokastrës. Ndërkohë, gazetarja Metaj sjell dhe pamje në “BalkanWeb”, ku shihen flakët e tymi në kullota, por që fatmirësisht është larg banesave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb