Si miliona njerëz edhe futbollistët shqiptarë janë mbyllur në shtëpitë e tyre duke respektuar masat për ndalimin e përhapjes së Coronavirus. Por interneti i lejon ata të mbajnë kontakte të afërta me kolegët e tyre dhe pse jo të zhvillojnë sfida mes tyre për të “vrarë” kohën.

Më origjinalja është ajo e Eros Grezda. “Laj duart dhe mbaj më këmbë letrën higjenike”, është sfida që sulmuesi i ka lëshuar mes “Instagram” Endri Çekiçit, Mërgim Vojvodës dhe ish-lojtarit të Tiranës Merveil, me të cilin luan te Osijek në Kroaci. Përgjigja e tyrë ka qenë e menjëhershme, siç tregojnë edhe videot e postuara në rrjetet sociale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb