Pa Marash Kumbullën por pa frikë, Shqipëria pret në “Air Albania” favoritët e Grupit I, Anglinë, një nga ekipet më të mira në europë për trajnerin Edy Reja. Një dëmtim në gju ka bërë që trajneri i Kombëtares të mos ketë në dispozicion për këtë ndeshje të dytë në kualifikueset e botërorit një nga lojtarët më të mirë, qendërmbrojtësin e Romës, por mungesa e Kumbullës nuk e shqetëson shumë pasi kuqezinjtë kanë në mbrojtje shumë opsione cilësore:

KEJN DHE LOJTARËT E TJERË- Anglia është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe për Europianin e ardhshëm. Kejn është lojtari i së tashmes. Maunt dhe Fojd, janë për të ardhmen. Kejn sigurisht që është rreziku më i madh tani.

MOTIVIMI PËR NDESHJEN DHE SI NDALOHET ANGLIA– Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Europa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje.

BROJA TITULLAR-Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe njësoj. Para fillimit do të marrim vesh cili do të jetë formacioni përfundimtar. Përveç Brojës, kemi Cikalleshin dhe Manajn. Për Brojën do vlerësoj mirë mund ta fillojë edhe titullar. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë shumë të rëndësishme për nesër.

MUNGESA E KUMBULLËS DHE MBROJTJA- Ne kemi zgjedhje të tjera. Përveç Kumbullës, kemi Gjimshitin, Ismajlin dhe Veselin, i cili ka luajtur në qendër edhe te Salernitana. Mendoj se në qendër do të luajë Gjimshiti, për mënyrën se si luan. Mendoj se mund të neutralizojë Kejnin. Nuk do ketë shumë ndikimi mungesa e Kumbullës, pasi kemi lojtarë të mirë për në mbrojtje. Nuk donim ta rrezikonim Kumbullën dhe vendosëm që të largohet nga nesër.

FITORJA E THELLË E ANGLISË NDAJ SAN MARINOS– Anglia shënoi 5 gola, është një skuadër me shumë cilësi dhe nuk është surprizë. Nga ana taktike duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet t’i frikësojmë disi, duke i sulmuar. Duhet t’i mbajmë në tension të lartë gjatë gjithë kohës. Kemi respekt për Anglinë, por ne do bëjmë ndeshjen tonë dhe pse të mos marrim një rezultat pozitiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb