Kur një familje nga Vail, Colorado, ka hyrë në shtëpi dhe ka gjetur apartamentin të shkatërruar ishte e bindur se bëhej fjalë për hajdutë.

Kështu lajmëruan policinë dhe u befasuan pasi panë kamerat e sigurisë. Një ari, i cili kishte hyrë në shtëpi nëpërmjet një dritareje të hapur, ishte mbështetur shumë herë në piano.

Në filmimin e shpërndarë nga Fox, shihet kafsha që mbështet duart në piano, përpara se të vazhdojë kërkimin në shtëpi për ushqim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: