SHBA-Një stuhi e furishme ka goditur Floridën, në Shtetet e bashkuara të Amerikës, me shira të furishëm dhe fenomene ekstreme.

Furtuna ka goditur kryesisht Okaloosa Island.

Ashtu siç duket edhe në këtë video të publikuar në Facebook, qielli është errësuar menjëherë dhe pas disa sekondash është formuar një tornado, që me fuqinë e saj ka shkatërruar gjithçka gjente përpara.

Forca e stuhisë ka shkatërruar çatitë e shtëpive dhe në video dëgjohen ulërimat e banorëve që kanë asistuar në këtë skenë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: