SHBA-Një manifestim i dhunshëm i mbështetësve të Trump ka ndodhur në Berkeley, në Kaliforni, duke degjeneruar në përplasje të dhunshme me kundërshtarët e Trump.
Pamjet e regjistruara nga gazetari i ‘We are Change’, Luke Rudkowski, tregon momentin në të cilin një manifestuese goditet me grusht në fytyrë duke u përplasur në tokë.
Bëhet fjalë për Nathan Damigo, themelues i lëvizjes ‘alt right’ Identity Evropa.
Të shumtë kanë qenë përdoruesit në Twitter, të cilët kërkojnë arrestimin e tij duke u bazuar tek pamjet të cilat janë bërë në pak kohë virale.
(da.xha/BalkanWeb)