SHBA

Nata e fundit e protestave në New York, e ndezur nga vdekja e George Floyd në duart e policisë, ishte shumë më e qetë, ndërsa videoja e një oficeri policie që shtyn një të moshuar i cili bie dhe përplas kokën në Buffalo ka ngjallur një tjetër zemërim në të gjithë vendin.

Videoja e WFBO tregon një oficer të policisë në ‘Buffalo’ i cili shtyn një të moshuar rreth 75 vjeç, ditën e enjte rreth orës 20:00.

Burri bie dhe godet kokën nga pas në trotuar e cila i gjakoset, ndërkohë që agjentët kalojnë përpara tij. Videoja u bë menjëherë virale në mediat sociale, duke shkaktuar zemërim.

Policia në Buffalo fillimisht tha se një person “u lëndua kur u pengua dhe ra”, raportoi WIVB-TV, por kapiteni Jeff Rinaldo më vonë i tha stacionit televiziv se ishte hapur një hetim për punët e brendshme.

Komisari i policisë më pas i pezulloi dy oficerët e policisë. Ndërsa kryetari i bashkisë, Byron Brown tha se ishte “shqetësuar shumë” nga videoja se i moshuari ende i paidentifikuar është në kushte “të qëndrueshme, por serioze” në spital”- shkroi ai në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb