SHBA-U deshën vetëm 12 sekonda dhe 1.500 kilogramë dinamit për të shkatërruar dy kullat e mëdha ftohëse, në një central energjie në Jacksonville Florida, të shtunën në mëngjes.

Ndërkohë që për disa ishte një moment emocionues, për disa banorë shembja e kullave gjigande ishte një moment prekës.
‘Po jam shumë e prekur’ tha Carol Stevens me lot në sy, e cila kishte punuar që prej 1988 në Parkun Energjitik dhe ishte larguar disa vite më parë.

Kullat e larta rreth 462 metra secila, do të jenë hapi i parë për çmontimin e të gjithë centralit të ndërtuar në St. Johns River Power Park, tha Gina Kyle, përfaqësuese e Jacksonville Electric.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb